Kaloni te përmbajtja kryesore

KQZ-ja miraton planin për zgjedhjet lokale, deklarimi i partive deri më 23 qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka miratuar planin e aktiviteteve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, ku si fillim partitë politike do të deklarohen.

Partitë kanë afat për deklarim, ku do të tregojnë se a do të marrin pjesë vetë apo me koalicion, deri më 23 qershor.

Më pas, aplikimi për certifikim do të përfundojë më 13 gusht.

Fushata zgjedhore do të nisë më 13 shtator dhe do të përfundojë më 12 tetor.

“Aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës 23 korrik – 29 gusht. Votimi përmes postës 17 shtator – 11 korrik”, ka thënë ndër të tjera Arianit Elshani, anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike (PDK).

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button