Ambasada amerikane: 12 qershori pikë kthese , nderojmë qëndrueshmërinë e popullit kosovar

Ambasada e SHBA-së në Kosovë me rastin e Ditës së Çlirimit ka thënë se 12 qershori shënon një pikë kthese .
“Sot bëhen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese – ajo që lejoi familjet e zhvendosura të ktheheshin dhe komunitetet të fillonin rindërtimin. Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit kosovar dhe përkushtimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet”.
Pas përfundimit të fushatës ajrore, forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO, KFOR, hynë në Kosovë më 12 qershor 1999 duke shënuar fundin e luftës./21Media