Kosova drejt majave të botës në xhudo!

Edhe një shkëlqim i Kosovësn ë xhudo është gati të ndodh.

Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për Seniorë, i cili zhvillohet nga data 13 deri më 20 qershor në Budapest, Hungari, do të mbledhë 557 xhudistë nga 93 shtete të përfaqësues nga gjashtë kontinente,
Kosova, shteti i medaljeve olimpike, përfaqësohet me krenari nga:

Distria Krasniqi në kategorinë -52 kg, do të garojë të shtunën

Akil Gjakova në kategorinë -73 kg, do të ndeshet të dielën

Laura Fazliu në kategorinë -63 kg, do të jetë në garë të hënën

Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionja që tani ndërton kampionë.

Me përkushtim, disiplinë dhe përgatitje intensive, sportistët tanë synojnë që edhe këtë herë të ngjiten në podium dhe të sjellin lavdi për flamurin e Kosovës./21Media

Back to top button