Osmani: Potencial i madh për bashkëpunim ekonomik me Japoninë

Gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Tokio, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në takimin biznesor Kosovë–Japoni, ku është theksuar potenciali për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Në një postim në Facebook, ajo shprehu entuziazmin për pjesëmarrjen e një delegacioni të bizneseve kosovare nga sektorë të ndryshëm, duke e cilësuar këtë si një hap konkret drejt ndërtimit të një partneriteti strategjik me Japoninë.
”Sot, gjatë takimit biznesor Kosovë-Japoni në Tokio, u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Jam veçanërisht e lumtur që në këtë vizitë në Japoni jam e shoqëruar nga një delegacion i bizneseve nga sektorë të ndryshëm në Kosovë — një dëshmi konkrete e gatishmërisë sonë për partneritet strategjik me Japoninë”, ka shkruar Presidetja Osmani ne facebook
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?