Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksion i policisë kundër organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës ka zhvilluar një aksion për luftimin e veprimtarive kriminale, përfshirë organizimin e skemave piramidale dhe bixhozin e paligjshëm.

Sipas Policisë që nga fundi i muajit prill 2025, janë kontrolluar mbi 40 lokale në të cilat dyshohej se zhvilloheshin aktivitete të paligjshme. Si rezultat, janë mbyllur 22 prej tyre, ndërsa janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar 19 të dyshuar, ndaj të cilëve janë iniciuar rastet përkatëse.

Aksioni më i fundit u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Podujevë, ku u bastisën dy lokale të ndara. Në njërin prej tyre u sekuestruan pesë aparate të lojërave të fatit dhe para të gatshme, si dhe u arrestua një person. Në lokacionin tjetër, policia gjeti sasi narkotikësh dhe një armë të ftohtë – një thikë.

Policia e Kosovës ka theksuar se aksionet do të vazhdojnë në gjithë rajonin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button