Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani uron Ditën e Çlirimit: Liria na bashkon sot dhe përherë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Çlirimit të vendit nga Tokio, ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Ajo ka theksuar se pavarësisht vendndodhjes, fryma e çlirimit dhe vendosmëria e popullit të Kosovës mbeten të gjalla dhe të pandalshme.

“Gëzuar Dita e Çlirimit, kësaj radhe nga Tokio! Nga Kosova në Japoni, shpirti i çlirimit dhe vendosmërisë së popullit tonë nuk shuhet kurrë. Kjo ditë na kujton se çdo betejë për drejtësi është beteja e të gjithëve, pavarësisht se ku ndodhemi në botë. Liria na bashkon – sot dhe përherë”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button