Hyseni: Plani 15 pikësh i LDK-së adreson problemet reale të qytetarëve

(Lajm i përditësuar)
Hyseni: Plani 15 pikësh i LDK-së adreson problemet reale të qytetarëve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka deklaruar se plani 15 pikësh i propozuar nga partia e tij përmban çështje konkrete që një qeveri e ardhshme duhet t’i trajtojë me prioritet.
Sipas tij, përmes këtij plani LDK-ja ofron zgjidhje të drejtpërdrejta për problemet me të cilat qytetarët përballen çdo ditë.
”Plani 15 pikësh i LDK-së ka pika në të cilat një qeveri e ardhshme duhet të merret me to dhe i jep përgjgije problemeve të cilat qytetarët ballafaqohen me të”, tha Hyseni.
”Qeveri uniteti, jo pushtet” Hyseni: LDK-ja refuzoi ofertat për të qenë në Qeveri
Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni në ”Clic” të RTV21 tha se LDK-ja ka pasur oferta konkrete për të qenë pjesë e Qeverisë, por ka zgjedhur të qëndrojë jashtë pushtetit në emër të një zgjidhjeje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse për vendin.
Ai theksoi se iniciativa për një qeveri uniteti nuk ka pasur si qëllim përfitimin e pozitave, por adresimin e krizës politike në vend.
”Nëse flasim për perfiitm të LDK-së për marrje të oushtetit dhe pozitave, ne kemi pasur oferta tjera për të qenë pjesë të Qeverisë. Hapi i parë dhe shumë i rrallë që një parti politike ofron një zgjidhje në të cilën nuk e ka në plan të parë pushtetin dhe pozitën”, tha Hyseni./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?