Tre persona arrestohen për kanosje të një të mituri në Prishtinë
Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kanosur një djalë të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa veprën e ka cilësuar si “Shtrëngim”.
“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 10.06.2025 – 12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit kishin kanosur viktimën mashkull kosovar- i mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.