Sorenseni e Vuçiqi diskutojnë për “hapat e nevojshëm” për avancim raportesh Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të konferencës ndërkombëtare GLOBSEC.

“Bisedova me presidentin e Serbisë në margjinat e GLOBSEC-ut. Diskutuam për disa hapa konkretë që nevojiten për të shtyrë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Sorensen të shtunën pasdite në platformën X.

Kjo deklaratë vjen pas takimit trilateral që Sorensen zhvilloi javën e kaluar në Bruksel me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ai theksoi se diskutimet ishin përqendruar në hapat e mëtejshëm drejt avancimit të procesit të normalizimit, duke përmendur edhe përgatitjet për një takim të nivelit të lartë ndërmjet palëve.

Gjatë javëve të fundit, emisari evropian ka vizituar edhe Prishtinën dhe Beogradin.

Back to top button