“Është çështje kombëtare, që prek sigurinë ekonomike”, LBK kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës kërkon edhe njëherë pezullimin e menjëhershëm të vendimit të padrejtë të ZRRE-së!

“Ky vendim dëmton rëndë prodhuesit, fabrikat dhe bizneset vendore, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat në Kosovë.

Ky vendim bie ndesh me interesin ekonomik të vendit dhe rëndon mbi supet e sektorit privat që mban gjallë ekonominë e Kosovës.

I bëjmë thirrje Kuvendit, Qeverisë , odave tjera ekonomike, sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile – të reagojnë fuqishëm dhe të qëndrojnë përkrah sektorit privat në këtë betejë për drejtësi ekonomik dhe gjithë institucioneve që të reagojnë menjëherë në mbështetje të prodhuesve dhe të së ardhmes ekonomike të Kosovës.”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate

Më tej sipas Shoqatës së  Prodhuesve të Kosovës në  ky nuk është vetëm problem i bizneseve – “është çështje kombëtare, që prek sigurinë ekonomike, vendet e punës dhe të ardhmen e prodhimit në vendin tonë.”, thuhet në reagim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button