Vdiq një grua që ishte duke u trajtuar në QKUK, policia nis hetimet

Një grua ka ndërruar jetë ditën e djeshme në QKUK ku ishte duke marrë tretman mjekësor.
Sipas raportit ditor të policisë fillimisht thuhet se ishte raportuar për një person të shtrirë në tokë në Prishtinës dhe më pas, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor që ka marrë viktimën për trajtim mjekësor.
“Prishtinë 16.06.2025 – NN. Është raportuar për një person të shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë përveç njësive policore ka dalur edhe ekipi mjekësor që e kanë marrë viktimën femër kosovare për trajtim mjekësor.Derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime. /21Media