Zeka: Marrëveshja e Washingtonit është meritë e Thaçit, Hoti s’ka lidhje me të

(Lajm i përditësuar)
Zeka: Marrëveshja e Washingtonit është meritë e Thaçit, Hoti s’ka lidhje me të
Analisti Milaim Zeka në emisionin “Click” në RTV21 kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës se nuk ka marrë kurrë vendime për vendin.
Madje ai përmendi edhe marrëveshjen e Washingtonit, nënshkrimin e së cilës e ka bërë ish-kryeministri Avdullah Hoti nga LDK-ja.
“Avdullah Hoti gjë lidhje me Marrëveshjen e Washingtonit nuk ka hiç hiç, atë marrëveshje e ka bërë dhe është meritë prej A-së deri në Zh e Hashim Thaçit, por për shkak të presionit ruso-serb që Angela Merkel së bashku me Boris Johnson ia shpallën aktakuzën përmes Jack Smith, ai është tjetër muhabet”, tha Zeka.
Zeka për Kurtin: Ky njeri është totalisht i çmendur, rrezikon interesin e vendit për atë personal
Analisti Milaim Zeka e cilësoi si lider “të çmendur” kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Duke e parë në radarë, ky njeri është totalisht i çmendur, dmth njeri i cili, për me qenë një lider i çmendur në çfarëdo vendi në botë, nuk e rrezikon interesin e vendit për interesin e vet personal, sepse në kushte normale jep dorëheqje, thotë: ‘A e di çka, vëlla, unë do merrem, do shkoj të krijoj një fermë të lopëve'”, tha ai.
“Ideja e Thaçit ishte gjeniale”, Zeka: 99% do të ndodhë ripërcaktimi i kufijve, por tani duke përfshirë edhe Urën e Ibrit
Analisti Milaim Zeka në emisionin “Click” në RTV21, duke analizuar situatën që po ndodh aktualisht nëpër botë, tha se në këto rrethana:
“Matematika më e thjeshtë dhe ajo që do të ndodhë në 99% do të jetë ripërcaktimi i kufijve të Kosovës”, tha ai.
Ai përmendi idenë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për shkëmbim territoresh.
“Por gabimi më fatal i Hashim Thaçit ishte se idenë e ridizajnimit të kufijve e publikoi përmes Baton Haxhiut, dhe nuk është bërë një analizë paraprake me njerëz eminentë që kishim me dalë me i bind qytetarët e Kosovës që ka vetëm një zgjidhje: pse ne jemi në dialog, ne diçka do t’i japim Serbisë; Asociacion s’kanë dashtë me ba, ose do e bëjmë këtë që do kanceri i këtij vendi, ose do bëjmë ridizajnim të kufijve që ka qenë ideja më gjeniale”, tha ai.
“Realiteti është ky: kurrë më afër s’kemi qenë të shkëmbimi i territoreve. Dikur kemi folur për Leposaviqin, Zubin Potokun e Leshakun, sot me keqardhje e them, do të flasim edhe për Urën e Ibrit.”, u shpreh Zeka./21Media