Lëndohet këmbësorja në Prishtinë pas goditjes nga automjeti

Një këmbësore është lënduar, pasi është goditur nga një automjet në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti. /21Media

Back to top button