Lama: Çfarëdo lloj koalicioni që mund të bëhet tani mund të ketë kosto elektorale

(Lajm i përditësuar)
Lama: Çfarëdo lloj koalicioni që mund të bëhet tani mund të ketë kosto elektorale
Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me koalicionet për krijimin e qeverisë ajo tha se çfarë do lloj koalicioni që mund të bëhet tani mund të ketë kosto elektorale.
Sipas saj LDK e ka frikën kësaj kosto elektorale.
“Qfarë do lloj koalicioni që mund të bëhet tani mund të ketë kosto elektorale për ndonjë subjekt të caktuar politik dhe mendoj që LDK-ja përshembull kësaj i frikësohet, do të thotë ka qëndrim që nuk shkon me koalicion me LVV-në por pse nuk shkon me pjesën tjetër, PDK-në dhe këto. Ka frikën që elektorati e mbështet fuqishëm dhe mund të ketë humbje në vota në zgjedhjet lokale”, deklaroi Lama. /21Media
Lama: Kuvendi i Kosovës nuk është zyre e një subjekti politik
Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur e mosvotimit të kandidates për kryetare të Kuvendit nga LVV, Albulena Haxhiu, ajo tha se LVV duhet të ndërrojë kandidatin.
Sipas saj Kuvendi i Kosovës nuk është zyre e një subjekti politik.
“Zgjidhja është që LVV duhet të ndërrojë kandidatin duhet të zgjedhë dikënd që tjerët e votojnë është shumë e thjeshtë por nuk e kanë këtë vullnet politik. Kuvendi i Kosovës nuk është zyre e një subjekti politik, e një partie politike, është kuvendi i të gjithve”, theksoi ajo. /21Media
Lama: Kryesuesi i seancës nuk është duke respektuar rregulloren
Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me konstituimin e Kuvendit ajo ka thënë se kryesuesi i seancës, Avni Dehari nuk është duke respektuar rregulloren.
“Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër nuk është duke respektuar rregulloren, ka dalë përtej rregullorës së punës, kështu që ata deputetët që nuk marrin pjesë në votim shkojnë aty sepse rregullorja e thotë që duhet të shkojnë qdo 48 orë”, tha ajo. /21Media