Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt në rrugën “Flaka e Janarit”, pranë Xhamisë së Llapit në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Flaka e Janarit’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendi ngjarje” ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese. /21Media

Back to top button