Bardhi dhe Majk bashkojnë forcat për një super-bashkëpunim

Dy prej emrave më të njohur dhe të dashur të muzikës shqiptare, Bardhi dhe Majk, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet shumë shpejt.
Lajmin e kanë ndarë vetë artistët përmes disa postimeve tërheqëse në rrjetet e tyre sociale.
Në postimet e publikuara, dyshja ka ndarë edhe disa sekuenca nga kënga dhe xhirimet e klipit muzikor, duke ofruar një vështrim pas kuintave të bashkëpunimit të tyre.Pamjet pasqyrojnë një atmosferë energjike dhe kreative, ku duket qartë përkushtimi.
Ndërkaq kënga, sipas fragmenteve të ndara deri më tani, tingëllon ritmike dhe moderne, ndërkohë që ruan elementë nostalgjikë që prekin ndjenjat e dëgjuesve.
@majkoffishal Coming soon… @BARDHI ♬ original sound – Majk