Putin i quan sulmet në Teheran ‘agresion të paprovokuar’ gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Iranit

Në Kremlin po zhvillohen bisedime midis Presidentit Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, shkruan BBC, përcjell portali rtv21.tv

“Agresioni absolutisht i paprovokuar kundër Iranit nuk ka bazë dhe asnjë justifikim”, thotë presidenti i Rusisë në fjalën hapëse të transmetuar drejtpërdrejt në kanalin televiziv shtetëror rus të lajmeve.

Putini shton: “Jam shumë i kënaqur që jeni sot në Moskë. Na jep mundësinë të diskutojmë të gjitha këto tema të vështira dhe të mendojmë së bashku se si të gjejmë një rrugëdalje nga situata e sotme.”

Ministri i Jashtëm i Iranit vëren se vendi i tij ka “marrëdhënie shumë të ngushta dhe miqësore” me Rusinë, lidhje të cilat kanë zhvilluar “një natyrë strategjike”.

Ai thotë se sulmet nga Izraeli dhe SHBA-të “shkelën rregullat dhe normat ndërkombëtare”.

Më herët këtë vit, presidentët e Iranit dhe Rusisë nënshkruan një “marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti strategjik” midis vendeve të tyre.

Por nuk është një aleancë ushtarake dhe nuk e detyron Rusinë të dalë në mbrojtje të Teheranit.

Back to top button