Një punëtor ra nga lartësia teksa po punonte në Prishtinë

Një punëtor ka rënë nga lartësia teksa po punonte, i njëjti më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Asgjesimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtese dhe rrezikimi i sigurise në vendin e punës. Rasti ka ndodhë në lagjen Prishtina e re, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti./21Media