Rusia thotë se është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se Moska është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, por nuk do të veprojë si ndërmjetës.
Lavrov foli të martën në Moskë. Ai gjithashtu pohoi se nuk kishte prova që Irani kishte qenë duke përgatitur një sulm ndaj Izraelit përpara se Izraeli të sulmonte, raporton AP përcjell portali rtv21.tv
Analistët thonë se reagimi i heshtur i Rusisë ndaj sulmit të SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit, pa ndonjë ndihmë të dukshme ushtarake, ka të ngjarë ta zhgënjejë Iranin.
Ai gjithashtu pasqyron ndikimin e zvogëluar të Rusisë në Lindjen e Mesme.
Kremlini është zemëruar nga sugjerimet se po e braktis ose po e neglizhon Iranin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi të martën pretendimet se Moska nuk kishte dhënë mbështetje kuptimplote./21Media