Çeku: Shtimja do të ketë stadium me kapacitet prej mbi 1500 ulësesh dhe tribunë e kushte moderne

Qyteti i Shtimës së shpejti pritet të bëhet me stadium modern.
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Shtimja do të bëhet me stadium që do të ketë kapacitet prej mbi 1500 ulësesh dhe tribunë e kushte moderne.
“Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit. Shtimja do të ketë stadium me kapacitet prej mbi 1500 ulësesh dhe tribunë e kushte moderne. Me këtë investim po i japim qytetit një hapësirë të re sportive, funksionale dhe të denjë për gara dhe aktivitete. Po vazhdojmë me përkushtim përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjitha komunat”, ka shkruar Çeku. /21Media