Drejtori i CIA-s thotë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, thotë se agjencia e tij ka “informacion të besueshëm” që tregon se programi bërthamor i Iranit është “dëmtuar rëndë” nga sulmet e fundit amerikane.
Duke postuar në platformën “X”, ai thotë se kjo përfshin “inteligjencë të re nga një burim/metodë historikisht e besueshme dhe e saktë” e cila tregon se disa objekte kryesore bërthamore iraniane u shkatërruan.
Do të duheshin disa vite që këto objekte të rindërtoheshin, thotë Ratcliffe, ka raportuar BBC.
Administrata Trump ka kundërshtuar një vlerësim të rrjedhur të të dhënave të inteligjencës , i cili sugjeron se komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit nuk janë shkatërruar dhe mund të rindërtohen brenda disa muajsh.
Më parë në samitin e NATO-s, Presidenti Trump përsëriti pohimin e tij se programi bërthamor ishte “zhdukur”.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se vlerësimi paraprak i Pentagonit u bë me “besim të ulët” dhe FBI po hetonte rrjedhjen e informacionit.