Çitaku: Martin Berishaj ende ambasador me fuqi të plotë, sepse i shërben liderit suprem

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj krizës energjetike që po rrezikon rreth 140 mijë vende pune në Kosovë, duke theksuar veçanërisht ndikimin në sektorin prodhues.

Ajo ka kritikuar qeverinë për mosveprim dhe për faktin që Martin Berishaj, i përfshirë në afera të dyshuara financiare, vazhdon të jetë ambasador.

“Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë. Marrëzia nuk paska kufi”, ka shkruar Çitaku.

“Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike. Po e dini kush nuk e ka këtë hall? Martin Berishaj.Pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë. Sepse i shërben liderit suprem. Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë. Marrezia nuk paska kufi”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Back to top button