Katër raste dhune në familje brenda një dite në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje nga qytete të ndryshe të Kosovës janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit.

Të gjitha rastet viktimat janë gra që kanë përjetuar dhunë nga bashkëshortët e tyre. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Gjeni rastet më poshtë:

Prishtinë  27.06.2025 – 09:30. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës  në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë  27.06.2025 – 17:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i viktimës, dyshohet për motive xhelozie, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhe ushtron dhunë psikike e fizike ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, i dyshuari  pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 27.06.2025 – 18:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, pasi ka deklaruar se nuk ndjehet e rrezikuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 25.06.2025 – 10:27. Në lidhje me rastin, më 27.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /21Media

Back to top button