Çitaku: PDK vazhdimisht e gatshme për zgjidhje, LVV edhe sot e shkeli Kushtetutën

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kanë qëndruar më gjatë duke e parë se “seancat është e turpshme të rrimë vetëm dy minuta”.
“Zotëri Dehari dhe VV-ja po e shkelin Kushtetutën. Ju ftojmë që të reflektoni dhe të kthehemi në sallë pasnesër dhe t’i kthehemi rendit të ditës”, ka thënë ajo.
“Fatkeqësisht edhe sot, me vetëdije të plotë, zoti Dehari, Lëvizja Vetëvendosje, po e shkelin Kushtetutën”, tha deputetja para gazetarëve.
Ajo i bëri thirrje sërish LVV-së që “të reflektojnë”.
“Të kthehemi në sallë pasnesër, t’i kthehemi rendit të ditës, ta konstituojmë Kuvendin dhe ta bëjmë punën tonë. Puna jonë nuk është të vijmë këtu dhe të defilojmë çdo 48 orë”, tha ajo.