Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Kushtetuesja: Vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe institucionet

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka pasur reagime të shumta nga partitë politike në Kosovë, duke u interpretuar në mënyra të ndryshme.

Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për RTV21 lidhur me ankesën e AAK-së për mënyrën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin.

“Përkitazi me çështjet e ngritura në pyetjet e parashtruara vlen të theksohet që, neni 116 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje. /21Media

Back to top button