Me familjen në krah, Osmani feston 4 Korrikun në nder të SHBA-së

Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo festë u shënua edhe në Prishtinë, në një organizim të Ambasadës Amerikane.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me familjen e saj ishte e pranishme në mesin e shumë personave.
Në rrjetet sociale, Osmani ka publikuar një fotografi të veçantë familjare.
“Sonte, në festën e Ambasadës Amerikane, për nder të Pavarësisë së SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.