Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 37 gradë

Në Kosovë sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës nga 32 deri në 37 gradë Celcius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.