Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani uron 18 kadetët e rinj të FSK-së: S’ka nder më të madh se t’i shërbesh atdheut me zemër dhe uniformë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar sot 18 kadetët e rinj të cilët kanë diplomuar me titull Oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Osmani ka thënë se nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh atdheut me zemër, betim dhe me uniformë.

“Nuk ka nder më të madh se sa t’i shërbesh atdheut me zemër, me betim dhe me uniformë. Urime titullin Oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës për kadetët që diplomuan sot. Marshoni përpara me nder, guxim dhe besnikëri ndaj popullit, flamurit dhe Republikës!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button