Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për sulm me thikë dhe dëmtim të veturës
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një tjetër me thikë, si dhe të njëjtit i ka dëmtuar veturën.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në “Rrugën e Pejës” në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje
“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën m/k dhe të njëjtit i ka dëmtuar veturën. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.