Demaku: Kurti është shndërruar në rrënuesin e vlerave që përfaqësojnë shtetin ligjor e demokratik

Deputeti i PDK-së Fadil Demaku, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është shndërruar në rrënuesin e vlerave që përfaqësojnë shtetin ligjor e demokratik.
“A e shihni se si vinë e shkojnë, sikur ua ka borxh ky vend. Kjo vjen si rezultat kur iu jepet mundësia atyre që në fakt s’kanë asnjë kontribut dhe rrjedhimisht as nuk mbajnë përgjegjësi për shtetin, edhe sot në emër të PDK-së shprehim shqetësimin dhe preokupimin e madh për gjendjen në vend.”, tha deputeti.