​Ambasadori Orav viziton Gjakovën: Takime me qytetarë, bizneset dhe institucionet lokale

Ambasadori i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka thënë se për zyrën e BE-së është e rëndësishme të takohet me qytetarët e Kosovës, për të kuptuar problemet reale në terren, problemet e komunitetit të bizneseve në vend dhe të shohin nga afër si po zhvillohet bashkëpunimi me BE-në.

Gjithashtu, rreth masave të BE-së, Orav ka theksuar se tashmë është në dorën e Qeverisë se si do të reflektojnë, pasi kanë qëlluar të pezullohet masat dalëngadalë.

Gjatë vizitës së Orav sot në Komunën e Gjakovës, ku ka takuar edhe kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjinin, Orav tha se këto vizita në komuna janë thelbësore.

“Për Zyrën e Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme të udhëtojmë dhe të takohemi me njerëzit, veçanërisht duke pasur parasysh se Kosova synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Edhe pse marrim shumë informacion në Prishtinë, këto vizita në komuna janë thelbësore. Ato na japin mundësinë të lidhemi drejtpërdrejt me qytetarët, të kuptojmë problemet reale në terren dhe të shohim nga afër si po zhvillohet bashkëpunimi me BE-në. Një nga projektet më të dalluara ishte takimi rajonal, i cili ishte me të vërtetë shumë mbresëlënës. Gjatë ditës së sotme në Gjakovë do të kem takime me komunitetin e biznesit, një vizitë në Qendrën e Inovacionit, dhe gjithashtu do të bëj një vizitë turistike”, tha Orav.

Ndërsa, kryetari i komunës se Gjakovës, Ardian Gjini tha se ka projekte që janë duke u zhvilluar e që janë kryet të cilat janë të financuara nga zyra e BE-së.

Gjini tha se Kosova duhet të bëj maksimumin që të jetë sa më afër anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

“Unioni Evropian është bindshëm kontribuuesi më i madh në Gjakovë, shumë projekte tejet të rëndësishme tonat, jo vetëm në Gjakovë por tërë Kosovën. Kemi projekte të cilat janë duke u zhvilluar, e të cilat janë kryer. Edhe drejtimi i Kosovës është BE-ja dhe duhet ta bëjmë maksimumin tonë si komunë dhe si shtet që me krijuar rrethanat tona që të jemi gjithmonë sa më afër anëtarësimit”, tha Gjini.

Gjithashtu, në takimin me disa biznese që operojnë në Gjakovë, Orav tha se është një rol i rëndësishëm, pasi që shumë biznese nga Kosova po bëjnë biznes për vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo paraqet edhe problem, pasi pesë shtete anëtare të BE-së, ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Orav theksoi se tashmë është në dorën e qeverisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, pasi që të njëjtin kanë dëshmuar premtimin e tyre.

“Është një rol shumë i rëndësishëm për t’u luajtur, sepse ju me shumë gjasë po bëni gjithashtu biznes për vendet e Bashkimit Evropian. Dhe natyrisht, ne i njohim problemet, pasi pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur ende Kosovën. Por shpresoj shumë që ne të mund të ecim përpara paralelisht, ndërsa ju i afroheni më shumë Bashkimit Evropian.. Prej se kam ardhur pyetja më e shpeshtë ka qenë për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Bashkimi Evropian ka filluar masat t’i pezulloj. Mesazhi është shumë i qartë se është në dorën e Qeverisë që të bëjë lëvizjen e saj. Ne kemi dëshmuar dhe do të vazhdojmë të lëvizim. Për ta zgjedhur këtë çështje duhet të bëhet ajo që pritet nga të gjithë, Kosova të tregoj interesin të ecë drejtë BE-së dhe ka treguar më shumë se 90 për qind të qenurit pjesë e BE-së. Populli duhet të ketë kujdes kë po e përkrah në këtë rrugë”, shtoi Orav.

Ambasadori i zyrës së BE në Kosove, Aivo Orav gjithashtu ka vizituar edhe Muzeun Etnografik dhe Qendrën Inovative Jakova. /kp

Back to top button