Prokuroria Speciale kërkon dënim të përjetshëm për të akuzuarit e rastit “Banjska”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që tre të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq të shpallen fajtor dhe të dënohen me burgim të përjetshëm.
Prokurori special, Naim Abazi gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare tha se sulmi terrorist në Banjskë nuk ka qenë i izoluar por një organizim me qëllim terrorist me synim cenimin e rendit kushtetues.
Ai tutje tha se aktet e të akuzuarve përbënë akte të mirëfillta terrorite qe kanë rezultuar me vrasjen e rreshterit, Afrim Bunjaku dhe plagosjes se zyrtareve policor.
Prokurori Abazi po vazhdon me paraqitjen tutje të fjalës përfundimtare për sulmin terrorist më Banjskë të Zveçanit në shtator të viti 2023.
Në sallën e gjykimit janë të pranishëm edhe tre të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Nën masa të larta të sigurisë u sjellën në gjykatore të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit 2023.
Në shqyrtimin e sotëm gjyqësor do të dëgjohen fjalët përfundimtare të Prokurorisë Speciale, raporton KosovaPress.
Gjatë sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023 mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.