Një person theret me thikë nga një burrë dhe një grua në Klinë

Një person është lënduar pasi dyshohet se është therë me thikë nga një burrë dhe një grua në Klinë.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës bëhet e ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Klinë / 14.07.2025 – 21:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një mashkull dhe një femër. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa një mashkull dhe një femër janë intervistuar si të dyshuar lidhur me rastin. Rasti po hetohet nga njësiti I hetuesisë.”, thuhet në njoftim./21Media