Ngjarjet e datës 18 korrik

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) mban kongresin e radhës (online). (Ora 09:30)
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do t’i dorëzojë mirënjohje dhe “Hyjneshën në Fron” këngëtarit Armend Rexhepagiqit, për kontributin në muzikë dhe art. (Oda – Komuna e Vjetër, Prishtinë, ora 13:00)
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) mban konferencë për media. (Selia e SBASHK-ut Prishtinë, ora 14:00)
Organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians organizon tryezën e diskutimit me rastin e prezantimit të Toolkit-it – Udhëzues praktik për punësimin gjithëpërfshirës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 14:00)