Kaloni te përmbajtja kryesore

Manxhuka i përgjigjet kritikave të ish-opozitës për vizitën e Kurtit në Greqi

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka iu është përgjigjur kritikave të partive të deritashme opozitare për qëndrimin në Greqi të kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti në kohën e krizës institucionale në vend.

Manxhuka tha për RTV21 se thelbi i bllokadës është tek mosvotimi i ish-opozitës e cila sipas tij tani gjoja qenka shqetësuar për mungesën e Kurtit.

“48 herë opozita vazhdon me e shkel Kushtetutën me mosvotim dhe tash gjoja se qenkan shqetësuar me një mungesë të Kryeministrit Kurti. Thelbi i gjësë është te refuzimi i tyre për të marrë pjesë në votim dhe mosvotimi është i barasvlefshëm me mosardhje”, tha Manxhuka për RTV21. /RTV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button