“PDK nuk është ndarë…”, Reçica: Kurti nuk e jep postin e kryetarit të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, nuk beson se do të ketë marrëveshje mes kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, pasi që sipas tij, nuk do e “lëshoj Kurti pozitën e kryetarit të Kuvendit aq lehtë”.
Deputeti Reçica nuk u deklarua nëse PDK-së ka votë për Fatmir Limajn, nëse propozohet të hënën për kryetar të Kuvendit.
“Unë pak besoj se do të ketë marrëveshje duke e njohur Albin Kurtin dhe jam shumë skeptik kur të realizohet marrëveshja ulemi si grup parlamentar diskutojmë dhe marrim vendime. Ka goxha problem me dhënë kryetarin e kuvendit i një partie që nuk është e tij nuk po e ndërron një kandidate që 49 herë”, tha ai.
Ndërsa, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka mohur të ketë ndarje brenda grupit të deputetëve të PDK-së për votimin e mundshëm të Limajt për kryeparlamentar.
Ajo tha se PDK-ja nuk është e ndarë në këtë drejtim.
Ndërsa, për votimin e Limajt për kryeparlamentar Deliu tha se qëndrimi i saj do të jetë i njëjti si do të vendosë PDK-ja.
“Qëndrimi im personal është qëndrim i partisë demokratike të Kosovës. Nuk është partia Demokratike e ndarë në asnjë qëndrim që e kemi pasur deri tani. Po e them sërish, do të shohim në përfundim të ëktij procesi, por e rëndësishme është që Kosova t’i ketë institucionet e saj dhe kryeministri në largim të merr një herë e përgjithmonë vendim që t’i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja”, tha ajo.
Gjatë ditës deputeti i PDK-së, Fadil Nura, tha se PDK-ja mund ta votojë kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj për kryeparlamentar, duke theksuar se PDK-ja ka interesim që të krijohen institucionet sa më parë. /kp
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?