“S’më linte të argëtohesha”, detaje nga krimi i rëndë në Fier, 26-vjeçarja pranon vrasjen e babait: Nuk më jepte para, kishim debate

Një krim i rëndë në familje tronditi Fierin ditën e sotme.

E reja kallëzoi në polici se babai i saj, Anesti Rama, 56 vjeç, humbi jetën aksidentalisht në banesën e tyre në fshatin Frashër.

Vizion Plus mëson se 26-vjeçarja pas marrjes në pyetje nga policia ka pranuar autorësinë e vrasjes së babait.

Motivi i vrasjes, sipas saj, ka qenë fakti se i ati nuk e lejonte të dilte të argëtohej, të blinte veshjet dhe sendet që asaj i nevojiteshin.

Në dëshminë e saj Emanilda Rama thotë se ka pasur debate të shpeshta me të atin për paratë që ajo i kërkonte, por i ati nuk ia jepte.

Policia arrestoi 26-vjeçaren, ndërsa e ëma, është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast./vizionplus

Back to top button