Ramadani: Sot vuloset se s’ka Qeveri Kurti 3

Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani.
Ai ka thënë se ‘sot vuloset se s’ka Qeveri Kurti3’.
“Sot vuloset se s’ka Qeveri KURTI 3! Kjo është bllokada edhe sot, edhe derisa të zhvelftësohet mendësia “o unë sërish në pushtet, o askush tjetër!”. Rrëshqitja drejt një Kolapsi të shtetit është rrezik i Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Dhe, formula e kolpasit është fjalia “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!”. Mos harroni: Për Glauk Konjufcën janë 86 vota për Kryeparlamentar. Për Albin Kurtin janë 59 vota për Kryeministër. Prandaj, po vazhdon kjo bllokadë drejt Kolapsit!”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social Facebook.