Zjarri në Lubizhdë të Prizrenit, ngordhin tetë lopë

Vapa e madhe që ka mbretëruar këtyre ditëve në Kosovë, ka shkaktuar zjarre të shumta në vend. Në disa zona, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit zjarri ka kapluar një stallë të bagëtive, ku si pasojë e kësaj kanë ngordhur tetë lopë, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
“Lubizhdë, Prizren / 26.07.2025 – 12:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një stallë e lopëve pronë e ankuesit m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë duke tentuar ta shuajnë zjarri. Si pasojë, tetë lopë kanë ngordhur”, thuhet në raport.