Rama reagon pas rastit në Vlorë: Efektivi të përjashtohet përfundimisht dhe t’i dorëzohet drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një efektiv i Policisë së Shtetit, jashtë shërbimit, dhunoi fizikisht një kamarier të mitur në ambientet e një lokali.
Reagimi i Ramës:
Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.
*Shembull: Çdo punonjës apo zyrtar i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh👊
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?