“Oj Fitore kthej paret”, Pacolli i reagon Gurit, ia përmend motrën

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Paris Guri i cili nga ajo po kërkon siç thotë kthimin e parave, referuar granateve të cilat i kanë përfituar familjarët e saj.
Pacolli ka thënë se nuk ka marrë asnjë para nga askush.
“Paris, e para, po thua ktheji paret, e unë po të them nuk kam çka të kthej sepse nuk kam marr asgjë.
E dyta, jam gëzuar shumë për lajmin që motra jote sivjet ka përfituar mbështetje vjetore financiare prej 15 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku për studime jashtë vendit. Ajo është në mesin e 77 të rinjve përfitues vetëm sivjet, të cilët do të bëjnë master e doktoratë në botë.”, ka shkruar ajo.
Më tej ka përmendur sëirish motren e deputetit duhe kthënë se ajo e ka meriturar këtë, dhe se nuk po e gjykon që ka fituar këtë bursë vetëm pse është motra e deputetit.
Ajo çka di me siguri të plotë është që motra jote është mbështetur sepse e ka merituar. Jo sepse është motra e deputetit, apo ka gjetur lidhje tjera për të përfituar.Kjo mbështetje ka ndodhur në kohën e Qeverisë Kurti 2. Standardi që kemi ndërtuar ne është i thjeshtë – kush e meriton dhe i plotëson kriteret e thirrjes publike, përfiton! Motra jote do të shkollohet jashtë për t’i kontribuar shtetit tonë.Me kutin tënd po të gjykoja do të thosha: Paris, ktheji paret!”, ka përfunuduar Pacolli. /21Media