“Pezullimi i Kuvendit, fut Kosovën në një qorr-sokak!”

Që nga 27 korriku aktivizuar masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për deputetët e kuvendit të Kosovës pas dështimit për konstituimin e tij. Subjekteve politike nuk iu lejohet të ndërmarrin asnjë veprim që do t’iu mundësonte konstituimin e Kuvendit deri më 8 gusht, kur pritet vendimi përfundimtar bazuar në kërkesën e PDK dhe LDK për mënyrën e votimit. Hulumtuesi në institutin kosovar për drejtësi Gzim Shala, vlerëson se vendimi i Kushtetueses ka shkaktuar paqartësi të mëdha.
“ Është e paqartë se si lejoi që të skadoj afati të cilin e vendosi vet. Pra e pezulloi punën në Kuvend pasi që u skadua afati prej 30 ditësh dhe tashmë nuk dihet se çka do të ndodhë pasi që afati veç se ka skaduar, këtu ka shkaktaur paqartësi sepse vendimi final do të dal pasi që ka skaduar afati prej 30 ditëve…”, tha Shala për rtv21
Pezullimi i Kuvendit për një periudhë 2 javore nga Gjykata Kushtetuese, ka shtuar zërat për mundësinë e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Në këtë kuptim, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, ka thënë se pavarësisht se ka skaduar afati prej 30 ditësh i vendosur nga vet Kushtetuesja, për konstituimin e Kuvendit, shkuarja në zgjedhje me urdhër të Kushtetueses do ta komprometonte rëndë këtë institucion.
“Shkuarja në zgjedhje me urdhër të Gjykatës Kushtetuese do ta komprometonte rëndë këtë institucion aq thelbësor për Kosovën dhe për rrugën e saj euroatlantike. Kjo për dy arsye të pakontestueshme. Së pari, pa konstituim të Kuvendit nuk mund të shkohet në zgjedhje, sepse një Kuvend që nuk është konstituar thjesht nuk ekziston në rendin kushtetues”, theksoi Hasani.
Në anën tjetër, nga Institutit Demokratik të Kosovës, nuk hidhet poshtë mundësia e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme edhe pa një kuvend të konstituuar.
“ Shkon në zgjedhje sepse është neni i 80-të i kushtetueses ku flet për afatet kohore, pas 60 ditëve nëse nuk ka qeveri shkojmë në zgjedhje, pas 60 ditëve nëse nuk ka president shkojmë në zgjedhje, ndërsa pas përfundimit të afatit që e ka vendosur Gjykata mund të shkojmë në zgjedhje…”, tha Bugaqku për rtv21
Por, Gzim Shala, nga IKD thotë se Kushtetuesja merr shembuj nga Gjykatat Kushtetuese të përafërta me sistemin politik të Kosovës dhe sipas tij LVV-së, mund t’i merret e drejta e propozimit të kandidatit pas abuzimit me këtë të drejtë.
“Nuk ka asnjë nen kushtetues ku flet për zgjedhje të reja pa konstituim të Kuvendi…’, deklaroi ai.
Që nga 15 prilli kur ka nisur seanca konstituive, Kuvendi i Kosovës ka hyrë në një ngërç politik. Subjektet politike në 8 përpjekje u barrikaduan kundër kandidatit të LVV-së për kryetar të Kuvendit. Ndërsa LVV-ja, provoi 46 herë që ta formonte një komision i cili do të mundësonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të fshehtë, duke shënuar kështu një rekord përpjekjesh të dështuara për konstituimin e Kuvendit. /RTV21/21Media