Katër të lënduar në një aksident në rrugën Lipjan-Shtime

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në rrugën Lipjan-Shtime.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Ajo shtoi se me hetimin e plotë po merret njësiti rajonal i trafikut.

Back to top button