Haziri: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se qyteti është shndërruar në “qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë”, duke iu referuar të shtënave me armë në mesditë, nga të cilat mbetën të vrarë tre persona.
“Prej epitetit qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Brenda dy ditësh Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e sotme e trefishtë me një të plagosur, sipas raportimeve, duhet të jetë alarm për të gjithë. I denojmë këto akte dhe kërkojmë nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Sipas tij kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme.
“Është e dhimbshme që prej epitetit qytet i paqes e i respektit dhe qytetit pa asnjë vrasje, në vitet e fundit Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”., shkroi ai.