Pritje deri në 30 minuta në Jarinje

(Lajm i përditësuar)
Pritje deri në 30 minuta në Jarinje
Qytetarët po presin deri në deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinje, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kuftiar.
Te Dheu i Bardhë pritjet janë nga 20 minua. Kurse në Merdar pritjet janë 10-15 minuta për të dalë nga territori i Kosovës dhe 5-10 minuta për të hyrë në Kosovë. Përditësimi i të dhëna u bë në oorë 10:07.

Të dhënat në pikat kufitare, nuk ka pritje të gjata për të hyrë në Kosovë
Të dhënat mbi fluksin në kufi janë përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.
Pritjet më të gjata raportohen në pikën kufitare në Dheu i Bardhë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.
Përditësimi i të dhënavë të fundit është në ora 7:08 të mëngjesit