Kur do të publikohet vendimi në tërësi për seancën, flasin për RTV21 nga Kushtetuesja

Aktgjykimi i Gjykatës në rastin KO193/25 dhe KO196/25 do të publikohet pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës përkitazi me publikimin e vendimeve. Kështu ka thënë për RTV21 zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula por duke mos dhënë ndonjë datë të caktuar.

“Pas finalizimit të tekstit, aktgjykimi do t’u dërgohet të gjitha palëve të përfshira në rast, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe i njëjti do të dërgohet për publikim edhe në Gazetën Zyrtare”, ka thënë Dula./21Media

Back to top button