Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku viziton Thaçin: Muret nuk e ndalin dot frymën e lirë

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka vizituar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Çitaku tha se Thaçin e pyeti për shokët dhe si gjithmonë, sipas saj, e njëjta histori “kokën lart, shpirtin e pathyer, sytë që nuk i shmangen askujt dhe asgjëje”.

“Për mua, kjo nuk është as habi e as surprizë. Sepse ata nuk janë të rëndomtë. Të rëndomtit nuk e kalojnë kufirin në këmbë me vetëm një çantë mbi supe dhe një ideal në zemër. Të rëndomtit nuk e nisin luftën kur e dinë se përballë kanë një makineri lufte shumëfish më të madhe. Të rëndomtit nuk ndërtojnë shtet nga hiçi, duke i dhënë popullit të vet lirinë dhe një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Çitaku.

Tutje ajo ka shtuar se “Edhe këtu, në Hagë, asnjëri prej tyre nuk sillet me mentalitetin e viktimës. Përkundrazi, qëndrojnë si burrat që janë: me vetëdije të pastër dhe krenarë, duke u përballur me sfidën e fundit po aq dinjitetshëm sa me betejat e para”.

Sipas  Çitakut ata sot janë në paraburgim, por nuk janë të robëruar.

“Muret nuk e ndalin dot frymën e lirë. Sepse e vërteta ecën më shpejt se çdo vendim gjykate. Dhe sepse liria, si dielli, nuk ndalet nga retë, ajo gjithmonë gjen çarjen për të shpërthyer në dritë. Andaj PO, Dielli do të lind përsëri”, shkroi ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button