Drita-Steaua, ky është rezultati i ndeshjes

Kampioni i Kosovës në futboll Drita e Gjilanit do të vazhdojë garat në play-off-in e Ligës së Konferencës.
Gjilanasit përfunduan rrugëtimin e tyre në kualifikimet për Evropa Ligë, pasi pësuan humbje edhe në revanshin në “Fadil Vokrri” kundër Steaua nga Bukureshti me rezultat 1:3.
Gjilanasit pësuan në minutën e parë kur pas një gabimi të mbrojtjes, Juri Cisotti shënoi për 0:1. Steaua shënoi golin e dytë përmes David Miculescu në minutën e 18-të.
Veton Tusha i Dritës zvogëloi epërsinë e rumunëve me golin e shënuar në minutën e 52-të.
Rron Broja i skuadrës gjilanase u përjashtua nga ndeshja pasi mori kartonin e kuq në minutën e 68-të.
Steaua shënoi edhe një gol përmes Denis Politic pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Kujtojmë, dueli i parë në Bukuresht ka përfunduar me fitoren e ekipit rumun 3:2.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?