Çfarë thoshte dikur Donika Gërvalla për Rexhep Selimin

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Hetemi Selimi nuk e votoi kandidaten që partia e saj propozoi për Kryetare të Kuvendit.

Hetemi Selimi e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit i cili po gjykohet në Hagë, e që ishte anëtar i LVV-së , duket se nuk i ka harruar fjalët që Gërvalla ka thënë para pesë vjetësh për bashkëshortin e saj.

Gërvalla kishte folur fjalë të ashpra për krerët e UÇK-së, në veçanti, për Rexhep Selimin.

“Nëse mund t’ju besohet informacioneve të mediumeve të ndryshme, Rexhep Selimi qenka propozuar si kryetar i Grupit Parlamentar të VV-së. Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës”, kishte shkruar Gërvalla në shkurt të 2020 në Facebook.
Kurse një muaj më vonë ajo po në Facebook kishte shkruar se Vetëvendosje nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e krimit, duke iu atribuuar Selimit

“Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, kishte shkruar ajo./21Media

Back to top button