Vetaksident në Pejë, ndërron jetë një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘ konferenca e bujanit’ në Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriqimit rrugorë, si pasojë e këtij vetaksidenti ngasesi i veturës ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Rugova për portalin rtv21.tv /21Media
Back to top button